Forlan dëshiron largimin nga Interi

Babai i sulmuesit të Interit, Diego Forlan, ka thënë se i biri i tij dëshiron largimin nga Nerazzurët, dhe sipas të gjitha gjasave destinacioni i tij do të jetë Brazili, saktësisht skuadra, Atletico Mineiro.

“Diego kurrë nuk ka luajtur te Interi te pozita e tij natyrale. Ai ka pasur një lëndim, por kur nuk ka qenë pronë e problemeve të fitnesit”.

“Ai është shumë keq, pasi nuk ka luajtur në pozitë ku ka qenë i suksesshëm te Villareali dhe Atletico Madridi”.

“Ai dëshiron të luajë në Brazil. Ne dëshirojmë të arrijmë marrëveshje me Atletico Mineiron”, tha Babai për Estado de Minas.

Lajme të ngjashme

Back to top button