Vuçiq: Raportet mes Kroacisë dhe Serbisë do të jenë dukshëm të avancuara

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq mbrëmë shprehu bindje se raportet mes Serbisë dhe Kroacisë do të jenë dukshëm të avancuara, si dhe marrëdhëniet mes serbëve dhe kroatëve në tërësi.

“Shpreh bindje të sinqertë se raportet mes Serbisë dhe Kroacisë do të jenë dukshëm të avancuara, si dhe marrëdhëniet mes serbëve dhe kroatëve në tërësi. Jam i sigurt se Qeveria e Kroacisë, si dhe të gjithë ne në Serbi, në atë proces të rëndësishëm dhe pozitiv do të japim kontribut të plotë”, shkroi Vuçiq në Tuiter.

Ai njëherit shprehu optimizëm edhe kur është në pyetje ekonomia dhe shfaqi shpresë se bashkëpunimi i ndërsjellë në atë fushë në të ardhmen do të përmirësohet, sepse kjo është në interes të dy vendeve.

Ndryshe, Vuçiq sot e përfundon vizitën e punës në Kroaci me takime me përfaqësues të komunitetit serb në komunën Gvozd, ndërsa pasdite së bashku me presidenten Kolinda Grabar-Kitaroviq do të marrë pjesë në asamblenë e Këshillit popullor serb.

Vuçiq dje kishte takime me Grabar-Kitaroviq, me kryeministrin kroat Andrej Plenkoviq dhe me kryetarin e Kuvendit, Gordan Jadronkoviq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button