Së paku një person ka humbur jetën gjatë një fatkeqësie hekurudhore në Austri

Gjatë ndeshjes së dy trenave të udhëtarëve në afërsi të vendit Niklasdorf në krahinën e Shtajerit, jetën e humbi një grua, ndërsa janë lënduar 22 persona.

Gruaja e cila humbi jetëpn, sipas të gjitha gjasave, ka qenë udhëtare në trenin i cili qarkullonte nga Graci drejt qytetit gjerman Sarbriken.

Në fatkeqësinë hekurudhore u ndeshën një tren i kompanisë Eurositi, që qarkullonte nga Graci në drejtim të qytetit Sarbriken dhe një treni lokal. Në mesin e të lënduarve janë edhe tre fëmijë.

Gjatë fatkeqësisë, disa vagonë dolën nga binarët.

Ende nuk është kumtuar për shkaqet e fatkeqësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button