MASH me vendosmëri do të luftojë për zhvillimin e të drejtave të njeriut dhe për barazinë gjinore

Ministria e Arsimit dhe Shkencës plotësisht e mbështet konceptin e arsimit gjithëpërfshirës dhe multikulturor me fokus barazinë gjinore dhe respektimin e dallimeve në çfarëdo baze, që është një nga qëllimet e Strategjisë për arsim 2018- 2025.

MASH ka pranuar numër të madh të vërejtjeve dhe propozimeve nga opinioni ekspert dhe organizatat e shoqërisë civile, të cilët kishin të bëjnë me Strategjinë për arsim 2018-2025, theksohet në kumtesën e Ministrisë.

Shtohet se Strategjia për arsim 2018-2025 është e koncentruar në përmirësimin dhe respektimin e dallimeve dhe vlerave demokratike dhe të drejtat e njeriut.

Strategjia është kornizë sipas së cilës do të zhvillohen proceset në arsim, ndërsa këto principe do të pasqyrohen në programet e reja arsimore dhe në libra.

Këto qëllime janë paraparë si aktivitete konkrete në arsimin fillor dhe të mesëm dhe nënkuptojnë rishikim të librave ashtu që të njëjtat do të reflektojnë barazi gjinore, respektim të dallimeve, vlerave multikulturore dhe demokratike.

MASH shton se vërtetim për atë se me vendosmëri do të luftojë kundër diskriminimit në çfarëdo baze paraqet dhe tërheqja e librit “Edukimi qytetar” për klasën e tetë, i cili u tërhoq për shkak të diskriminimit dhe përmbajtjes kontestuese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button