Filloi faza e parë për formimin e parkut shkencoro – teknologjik në Maqedoni

Takim për realizimin e projektit për themelimin e parkut shkencoro – teknologjik në Maqedoni organizoi sot Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknik në bashkëpunim me Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA). Janë saktësuar hollësitë për aktivitet e ardhshme me çka fillon faza e parë për projektin.

Drejtori i FIZHT, Jovan Despotovski paralajmëron takime pune me ministritë relevante për definimin e sferave prioritare që do të funksionojnë në suaza të “Parkut shkencoro – teknologjik”.

“Fondi do të sigurojë edhe koordinim të aktiviteteve për përgatitje të strategjisë për të ashtuquajturën ‘specializim i mençur’ i cili do të sigurojë përparësi konkurruese për ekonominë e Maqedonisë”, ka theksuar në takim Despotovski.

Pjesëmarrësit në takim, përfaqësuesit e FIZHT, MSHIA, dhe Kabinetit të kryeministrit të RM-së, ekipe nga firma konsultuese ndërkombëtare “DAI” dhe përfaqësues të delegacionit të Bashkimit Evropian në vend, janë dakorduar realizimin e projektit ta ndajnë në disa faza, të cilat në ekipe do t’i ndajnë përgjegjësitë.

Gjatë periudhës përgatitore të takimeve konsultuese do të përfshihen edhe universitetet në vend, bashkësia e biznesit dhe strart-ap, dhe organizata të tjera relevante si dhe odat ekonomike edhe biznes inkubatorë dhe akceleratorë.

Në fazat e ardhshme, ekipi i DAI do të përqendrohet në definimin e zgjidhjes urbanistike, përpilimin e analizës financiare, modelit për financim të planit të veprimit.

Aktivitetet e projektit nga faza e parë për realizimin e projektit për themelimin e parkut shkencoro – teknologjik në Maqedoni janë financuar nga BE-ja.

Nga FIZHT theksojnë se gjatë zbatimit të të gjitha aktiviteteve do të mbahet llogari e posaçme për përmbushjen e standardeve dhe rregulloreve evropiane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button