Moskë: Zjarr në një hotel, evakuohen 230 persona

Në hotelin “Kosmos” në Moskë shpërtheu zjarr për shkak të së cilit janë evakuuar 230 persona.

Zjarri, i cili ka përfshirë vetëm një pjesë të vogël të hotelit, shpejt është vënë nën kontroll dhe askush nuk është lënduar, transmeton MIA. 

Zjarri ka shpërthyer në katin e 15 të hotelit, i cili ndodhet në pjesën verilindore të Moskës.

“Kosmos” është hotel me katër yje dhe ka 1.777 dhoma. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button