Mourinho: Po të luanim edhe 10 orë ndaj Newcastle nuk do të shënonim

Trajneri i Manchester United-it, Jose Mourinho, është tejet i zhgënjyer nga disfata e djeshme në ndeshjen e kampionatit kundër Newcastle (0:1), pas së cilës, diferenca nga kreu i tabelës të Premier Ligës, rivalit të qytetit Manchester City rritet në 16 pikë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në ndeshjen e xhiros së 27-të, lojtarët e Mourinhos dërguan 13 gjuajtje drejt portës kundërshtare por nuk shënuan.

“Hyjnitë e futbollit ishin në anën e tyre. Edhe po të luanim 10 orë dhe jo 90 minuta kundër Newcastle nuk do të shënonim gol. Ata shënuan gol pas gabimit tonë, pastaj me jetë mbronin portën e tyre. Kjo është një mënyrë e mrekullueshme për të fituar”, tha Mourinho.

Mourinho në shtatë ndeshje si mysafir në Newcastle nuk ka arritur fitore madje edhe kur ishte trajner i Chelsea-t.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button