Mjekët kërkojnë që pacientët të mos udhëhiqen nga mjeku amë por nga ambulanca amë

Shoqata e mjekëve privat të Maqedonisë ripërsëritën kërkesën e tyre disavjeçare që pacientët të mos udhëhiqen nga mjeku amë por nga ambulanca amë. Një gjë e tillë nënkupton që nëse mjeku amë i ndonjërit pacient lëshon vendin e punës apo del në pension atëherë pacienti të vazhdojë të jetë i regjistruar në atë ambulancë dhe t’i kryej kontrollet e tij në po atë shtëpi të shëndetit, njofton Alsat-M. Mjekët thonë se me ikjen e ndonjërit prej mjekëve amë, shtëpitë e shëndetit dëmtohen së tepërmi financiarisht marrë parasysh se me ikjen e tyre, fshihen të gjithë pacientët e regjistruar te mjeku i caktuar.

Nga ministria e Shëndetësisë thonë se janë në kërkim të një zgjidhjeje të përshtatshme dhe se janë duke e shqyrtuar propozimin e mjekëve.

Procesi i rikthimit të të gjithë pacientëve të regjistruar, pas ikjes së njërit mjek nga shtëpia e shëndetit merr të paktën dy vite kohë. Një ndryshim i tillë është pjesë e paraparë edhe e programit qeveritar 2017-2020.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button