Emri i Maqedonisë, Cipras: duhet të ndryshohet Kushtetuta

Emër për përdorim të jashtëm dhe të brendshëm, për të cilin duhet ndryshim i Kushtetutës dhe tërheqjen e të gjitha dyshimeve për qëndrime irredentiste, është korniza që e garanton mbylljen e problemit me emrin Maqedoni – Greqi. Kështu vlerësoi kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras në takimin e grupit të deputetëve të SYRIZA-s.

“Zgjidhja nuk mund të jetë tjetër veç se një emër i përbërë i cili do të vlejë për të gjithë, për përdorim të përgjithshëm. Diçka për të cilën gjithsesi, parakusht është edhe ndryshimi kushtetues, që emri me të vërtetë të jetë erga omnes, gjegjësisht për përdorim të përgjithshëm. Nuk mund të jetë një përdorim jashtë, ndërsa tjetër të jetë emri në Kushtetutë. Gjithsesi parakusht është edhe tërheqja e çdo dyshimi për irredentizëm. Kjo është korniza e vetme që e garanton zgjidhjen e problemit dhe kalimin në epokë të re për tërë Ballkanin, larg nacionalizmit, fanatizmit dhe jotolerancës”, tha Cipras, transmeton MIA.

Kryeministri grek, Aleksis Cipras gjithashtu tha se qeveria greke ka ndërmarrë përgjegjësi që të mbyllet problemi “me dinjitetin dhe përgjegjësinë patriotike” dhe e përsëriti pozitën e Athinës dhe kërkesat e palës greke në bisedimet.

Cipras u përqendrua edhe në protestën në Athinë duke komentuar se qeveria nuk i injoron protestuesit dhe në mënyrë indirekte dërgoi mesazh deri tek të gjithë ata që kërkuan “të mos jepet emri Maqedoni”.

Ai, duke folur para deputetëve të SYRIZA-s, sqaroi se Greqia që në kohën e Jugosllavisë e ka pranuar termin Maqedonia në emrin e vendit tonë, ndërsa ky pranim ka vazhduar me emrin e përkohshëm IRJM, në të cilin, siç tha, shkronja M do të thotë Maqedoni. Tani, Qeveria dhe vendi, sipas Cipras, nuk janë thirrur të japin diçka, që është dhënë prej të tjerëve, por të marrë mbrapa, disa punë të caktuara.

Kryeministri greke theksoi se nuk do të jenë negociata të lehta, por se nuk ekziston një rrugë tjetër, përveç se të vazhdohet me negociatat me vendin fqinj që të gjendet “zgjidhje e pranueshme e përbashkët”

Zëdhënsi grek Xanakopullos: Maqedonia të ketë emër për përdorim të përgjithshëm

Intensifikohen negociatat, Dimitrov dhe Koxias javën e ardhshme në takim me Nimicin

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button