Shkollat e mesme në Maqedoni: ulet numri i nxënësve, ndërsa rriten harxhimet

“Më pak nxënës, më shumë harxhime” kështu përshkruhet gjendja me shkollat e mesme në Maqedoni sipas hulumtimit të Institutit për hulumtime strategjike dhe edukim, njofton Portalb.mk.

Në hulumtimin në fjalë janë përfshirë 103 shkolla të mesme shtetërore nga 8 rajone planore, kurse të dhënat janë marrë nga llogaritë përfundimtare të shkollave.

Janë analizuar harxhimet e shkollave në baza të ndryshme, respektivisht është krahasuar vlera e parave të harxhuara për rroga, për ngrohje, për shërbime komunale dhe për furnizime publike. Hulumtimi nxori në pah një fakt shqetësues për rënien e numrit të nxënësve në shkolla të mesme.

Kështu që në periudhën kohore 2013/14 krahasuar me periudhën 2016/17 numri i nxënësve është ulur për 17,52 për qind. Në të njëjtën periudhë kohore është ulur numri i mësimdhënësve për 1,5 për qind derisa numri i kuadrit të jomësimdhënësve është rritur për 2,5 për qind.

Rritje të madhe ka edhe në harxhimet për furnizimet publike. Nëse krahasohet viti 2014 me atë të 2016 rritje ka për 58%.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button