fbpx

U hap Panairi i librit 2012 në Tetovë

Udhëheqësi i Sektorit për Veprimtari Publike në Komunën e Tetovës, Iljaz Halimi, sot ka shpallur të hapur panairin e librit, të nëntin me radhë të organizuar në Tetovë nga Lidhja e Botuesve Shqiptar në Maqedoni. “Panairi i librit i organizuar në Tetovë paraqet një ngjarje të rëndësishme kulturore për të gjithë ne. Kjo ngjarje vjen të shpërndajë edhe në qytetin tonë mesazhin e madh të komunikimit dhe të dialogut me botën e librave”, tha Halimi.
Sipas tij, kjo është një festë e librit dhe një moment për të përcjellë mesazhin e leximit si një mundësi për të pasuruar botën dhe jetën tonë.

“Pavarësisht nga format e reja të komunikimit, në asnjë rast nuk duhet të shkëputemi nga libri, sepse këtu bëhet formimi bazë i kulturës dhe i dijes, në radhë të parë për brezin e ri. Qyteti i Tetovës gjithnjë ka hapur dyert dhe ka mirëpritur çdo ngjarje kulturore që ka reflektuar promovimin e librit”, tha Halimi. 

Kam kënaqësinë e veçantë që të hap panairin e nëntë me radhë të organizuar nga Lidhja e Botuesve Shqiptarë në Maqedoni. 

Ndryshe, ky panair u organizua në të gjitha komunat e rajonit të Pollogut, ndërsa në Tetovë është vendosur në sheshin “Iliria” dhe do të zgjasë pesë ditë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close