Shfuqizimi i paraleleve në malësinë e Karshiakës, përplasje mes Sadikit dhe Memedit

Lëvizja BESA e akuzon kryetarin e Studeniçanit, Azem Sadikin se në shkollën e fshatit Vërtekicë se e ka shfuqizuar paralelen në gjuhën shqipe, sipas tyre, për shkak të arsyeve politike. Kryetari i Studeniçanit, ashtu siç thonë nga BESA, e ka larguar nga puna mësuesin i cili nuk ka qenë me partinë e tij, kështu që në vend të dy paraleleve në gjuhën shqipe, tani nxënësit janë bashkuar në një paralele me më shumë nxënës nga gjeneratat e ndryshme, njofton Portalb.mk.

Ka revoltë te qytetarët, prindërit nuk i lëshojnë nxënësit të shkojnë në shkollë për më shumë se tre javë. Në paralele ka dy fëmijë prej të parën deri në klasën e pestë, ndërkaq tani numri është dyfishuar, që është në dëm të kualitetit të procesit arsimor. E informojnë, Inspektoratin e Arsimit dhe kërkojmë nga ministrja e Arsimit, Renata Deskoska që ta shfuqizojë vendimin”, deklaroi deputeti Rexhep Memedi nga Lëvizja BESA.

Nga ana tjetër, kryetari i Komunës së Studeniçanit, Azem Sadiki në një deklaratë për Portalb.mk, thotë se shkurtimi i paraleleve nuk është bërë vetëm në Vërtekicë, por edhe në fshatra tjera ku numri i nxënësve është mjaft i ulët, ndërkaq hedh poshtë akuzat e Memedit se kjo çështje është bërë për shkaqe politike.

“Me qëllim të reduktimit të harxhimeve, duke e pasur parasysh edhe përkufizimin e bllok dotacioneve, Komuna e Studeniçanit i ka reduktuar përkohësisht paralelet në disa fshatra. Kjo gjë është bërë sipas ligjit, Inspektorati i Arsimit dhe Shkencës ka dalë në terren dhe e ka konfirmuar gjendjen. Kemi informata se në vitet e ardhshme do të ulet edhe më shumë numri i nxënësve, andaj jemi të detyruar të bëjmë paralele të kombinuara me qëllim të zvogëlimit të harxhimeve. Nuk janë të vërteta akuzat e Memedit se mësuesi në Vërtekicë është larguar për shkak të dallimeve politike, pasi që nuk është shfuqizuar vetëm paralelja e Vërtakicës, por edhe në disa fshatra tjera”, thotë Sadiki.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button