Ish presidenti bullgar: Maqedonia e Epërme ose Veriore janë në dobi të Greqisë, por në llogari të Bullgarisë

Bisedimet zgjidhjen e kontestit për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë nuk duhet të jenë në llogari të Bullgarisë, deklaroi sot ish presidenti i Bullgarisë bullgar, Georgi Prvanov, në emisionin “Këtë mëngjes” në BTV, njofton Portalb.mk.

Sipas Prvanovit, fakti që dialogu për emrin mes Greqisë dhe Maqedonisë është zhbllokuar është pozitiv, por, shton ai, është i shqetësuar pasi që “fillojnë të udhëhiqen bisedime në drejtim të disa zgjidhjeve, disa prej të cilave janë në kundërshtim me pozitën bullgare”.

“Po, ne e pranojmë Maqedoninë, me emrin kushtetues, para se gjithash, por paramendoni variantet si Maqedonia e Epërme ose Maqedonia Veriore, ato janë zgjidhje në dobi të Greqisë, por në llogari të Bullgarisë”, thotë Parvanov.

Si ish president bullgar (nga 2002 deri në vitin 2012) vlerëson se nuk është gjithçka njëjtë edhe për diplomacinë e saj se si do të mbarojnë bisedimet, duke shtuar se në një moment duhet të ekzistojë edhe ndonjë pajtueshmëri edhe me Bullgarinë.

Sipas tij, zhbllokimi i bisedimeve mes Athinës dhe Shkupit është për shkak të trysnisë së Perëndimit, sipas të gjitha gjasave nga ajo përtej oqeanit, duke aluduar në SHBA-në.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button