fbpx

Dita e Evropës u shënua edhe në USHT

Me rastin e 9 Majit – Ditës së Evropës, në Universitetin Shtetëror të Tetovës u organizua Konferenca me temë: ,,Edhe ne jemi Evropë”. Në këtë konferencë, mori pjesë edhe Zëvendëskryeministrja e RM për Euro-integrime, Teuta Arifi, e cila para të pranishmëve të shumtë në Amfiteatrin e Rektoratit të USHT-së, foli rreth konceptit të Evropës së bashkuar, duke shtuar se shqiptarët gjithmonë kanë qenë pro vlerave evropiane. 

,,9 Maji është fillim i ndërtimit të konceptit, jo vetëm i fitores mbi të tjerët, por në të njëjtën kohë edhe i ndërtimit të konceptit të pajtimit. Shqiptarët nuk flasin për Evropën, sepse kanë nevojë ta synojnë Evropës, por për arsye se vërtetë, në aspektin kombëtar dhe rajonal, kanë dëshmuar se i ndajnë pikërisht ato vlera. Ne shqiptarët, pas viteve të 90-ta, idealet e një populli, i cili ishte i ndarë, i ndërtuam jo në koncepte kontraverze, si fqinjët tanë, në kuptimet e tyre të ndërtimit të hapësirave, duke marrë hapësira prej të tjerëve, por duke ndërtuar konceptim tonë të bashkimit në frymën e Bashkimit Evropian”, tha në mes tjerash Zëvendëskryeministrja për Euro – integrime Teuta Arifi.

Të pranishmit në këtë konferencë, në emër të USHT-së, i përshëndeti prorektori për shkencë i USHT-së, Vullnet Ameti, i cili theksoi se ,,në 62 vjetorin e formimit të kësaj bashkësie shtetesh dhe kombesh, ne e shohim këtë ide si një realitet politik, ekonomik e social që daton në fillimet e këtij shekulli, për të vijuar si një Evropë e bashkuar, në të cilën shumë shpejt do të integrohen edhe shtete të tjera nga Ballkani Perëndimor, si Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia”./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close