fbpx

Gruevski kërkoi që zgjerimi i NATO-s të jetë në agjendën në Çikago

Aktualizimi i ftesës për anëtarësim në NATO në samitin e radhës në Çikago do të paraqet epilog logjik i asaj që është punuar nga ana e Republikës së Maqedonisë dhe vlerësimit të përpjekjeve, kontributeve dhe aspiratave tona.

Kjo theksohet në letrën që kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski sot ua dërgoi liderëve të shteteve anëtare të NATO-s, duke apeluar për mbështetje në marrjen e vendimit për ftesë për anëtarësim në Aleancën.

Duke shprehur keqardhje për atë se në agjendën nuk parashihet diskutimi mbi çështjen e zgjerimit të Aleancës, Gruevski vlerësoi se procesi i zgjerimit është domosdo të zgjerohet, meqë, me këtë padyshim do të kontribuohet drejt përforcimit të stabilitetit, prosperitetit dhe demokratizimit në Evropën Juglindore.

Me këtë rast Gruevski kujton që Maqedonia në Bukuresht nuk morri ftesë për anëtarësim të plotë përshkak të kundërshtimit të Greqisë, për arsye të një konflikti bilateral, që nuk paraqet kusht legal pëe anëtarësim në Aleancën.

“Konstatimi për pengesë ilegale të anëtarësimit tonë dhe lloji i kënaqësisë për padrejtësi që na shkaktoi në samitin e Bukureshtit, janë arritur me gjykimin në Gjykatën ndërkombëtare për drejtësi në Hag në dhjetor të vitit 2011, dhe me rekomandimet nga ai gjykim”, Gruevski tha në një letër.

Kryeministri i Maqedonisë tha që pikërisht vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare duhet të paraqet motivacion, konstatimi nga Bukureshti të korrigjohet./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close