Rasti “Tank”: Edhe përkundër kundërshtimit të Gruevskit dhe Jankullovskës, “bombat” do të përdoren si dëshmi

Avokatët e ish-kryeministrit dhe ish-liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski në seancën e sotme për furnizimin e “mercedesit” prej 600 mijë eurove kërkuan nga gjykata që bisedat e përgjuara të publikuara të mos përdorën si dëshmi në procedurën e rastit “Tank”, transmeton Portalb.mk.

Në seancën e sotme në Gjykatën Penale, përveç Gruevskit, të pranishëm ishin edhe dy të akuzuarit tjerë – ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe ish-ndihmës ministri i MPB-së, Gjoko Popovski.

Avokati Dimitar Dangov tha se katër nga gjithsej tetë nga bisedat e përgjuara janë publikuar në “youtube” dhe si të tilla janë “kontaminuar” dhe për këtë shkak nuk mund të shfrytëzohen si dëshmi.

Mbrojtja e të akuzuarve në diskutimin e sotëm e kontestoi edhe kompetencën e Prokurorisë Speciale Publike për këtë rast.

Prokurorët e PSP-së, Lençe Ristoska dhe Stevço Donev u mbështetën në vendimin e Gjykatës së Apelit, sipas të cilës, “bombat” mund të shfrytëzohen si dëshmi në këtë rast dhe i ftoi të akuzuarit dhe avokatët e tyre që nëse duan ne të shkojnë në PSP dhe t’i  dëgjojnë bisedat.

Avokatët e Gruevskit dhe Jankullovskës i kanë kontestuar të dy ekspertizat për furnizimin e “mercedesit” që janë bërë me kërkesë të PSP-së.

Sipas mbrojtjes, njërit ekspert i ka skaduar licenca, ndërsa tjetrën e ka bërë Tale Geramitçioski, i cili, siç thanë, ka qenë ish-deputet dhe ministër i LSDM-së.

Për këtë gjë reagoi edhe Jankullovska e cila iu drejtua gjykatës.

“Ekziston dyshim në ekspertizë në lidhje me karrierën politike të ekspertit Tale Geramiçioski dhe për menaxhuasin e kompanisë që ka qenë i angazhuar, sepse pikërisht në atë periudhë kanë plotësuar funksione të larta si persona të zgjedhur dhe të emëruar me propozim të LSDM-së, dhe unë në të njëjtën kohë kam kryer funksione të larta në VMRO-DPMNE. Për atë kërkoj nga gjykata ta merr parasysh këtë dyshim objektiv sepse i angazhuari i tyre politik i rrezikon të drejtën time të gjykimit të drejt”, tha Jankullovska.

Prokurorët e PSP-së thanë se ekspertit i është vazhduar licenca dhe për atë ai ka punuar për dëshminë, ndërsa  për përcaktimin politik të Geramiçioskit thanë se nuk duan të komentojnë sepse ka qenë përcaktim personal politik.

———————————————————————————————

Ish kryeministri Nikolla Gruevski është sot është pritur me duartrokitje dhe thirrje mbështetëse nga 5-6 qytetarët të cilët me flamurin e vjetër të Maqedonisë (ylli i Verginës), kishin ardhur për t’i dhënë mbështetje derisa ai hynte në Gjykatë ku do të mbahet seanca gjyqësore për rastin “Tanku”, raporton Portalb.mk.

Pos Gruevskit, në seancë kanë arritur edhe ish-ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska dhe ish-ndihmës ministri në MPB, Gjoko Popovski.

Ndryshe, Gjykatësja Dobrilla Kacarska, seancën e fundit gjyqësore e anuloi në kërkesë të avokatit Bogoljub Sofronievski, i cili nuk ka pasur kohë të mjaftueshme për t’u përgatitur, duke e pasur parasysh se ditën paraprake ishte i angazhuar si mbrojtës i Gjoko Popovskit.

Prokurori nga PSP-ja, Trajçe Pelivanov, theksoi se të gjithë të akuzuarit t’i marrin të drejtat e tyre, por kjo të mos ndodh në të ardhmen, sepse zvarritet procedura.

Sipas akuzës, në periudhën nga shkurti deri në fund të tetorit të vitit 2012, Nikolla Gruevski si person zyrtar e ka shfrytëzuar ndikimin dhe pozitën zyrtare dhe ka kërkuar nga ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska të zbatojë furnizim publik në të cilën Ministria do të blejë automjet të ri të blinduar “mercedes”, modeli “C-600 gard”, ndërsa në procedurë është favorizuar operatori ekonomik M.A. SHPKNJP përfaqësues gjeneral dhe distributor i automjeteve nga brendi “Mercedes”.

Jankulloska për ta plotësuar kërkesën, megjithatë, e ka inkurajuar të akuzuarin ndihmës-ministrin Gjoko Popovskin për ta bërë këtë vepër penale të keqpërdorimit të pozitës dhe autorizimit zyrtar. Automjeti nga Ministria është dashur t’i jepet në shfrytëzim edhe Gruevskit i cili ka dashur të shfrytëzojë një automjet të tillë të blinduar, por për këtë nuk ka dashur të bëhet e ditur në opinion.

Për furnizimin e mercedesit, opinioni ka mësuar nga bisedat që i ka publikuar opozita.

Gjykata e Apelit Shkup, siç njofton MIA, më 8 nëntor të vitit të kaluar ka vendosur që bisedat e përgjuara për furnizimin e mercedesit të jenë si dëshmi në gjykimin për rastin “Tank”.

Prokuroria Speciale Publike hapi dy hetime të reja “Tarifa” dhe “Tanku”, keqpërdorime milionash

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button