fbpx

Zyrtare: Nesta largohet nga Milani (VIDEO)

Mbrojtësi i Milanit, Alessandro Nesta, ka zbuluar se ai nuk do ta veshë fanellën Rossonere në sezonin e ardhshëm.

Largimin e tij nga San Siro, ku kaloi dhjetë vite të karrierës së tij, Nesta e ka konfirmuar sot gjatë një konferencë shtypi, raportojnë mediat italiane.

“E marr këtë vendim pas 10 vitesh te Milani, ku kam kaluar kohë të shkëlqyeshme, ku kam fituar shumë, por duke parë situatën unë më parë do të largohesha dhe të shijoj një përvojë tjetër ku ende do të mund të kënaqesha, të bëj diçka të mirë dhe të eci përpara”.
“Kam vendosur që në shkurt dhe tashmë kam biseduar me Milanin. Destacinacioni im i ardhshëm? Nuk e di ende, nuk kam nënshkruar me askënd, jam duke i menduar gjërat”, ka thënë italiani.

Destinacion i ardhshëm i Nestas, sipas mediave italiane, me gjasë do të jetë kampionati amerikan i futbollit, MLS./ Portalb

  

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close