Janë shpëtuar gjashtë skiatorët që kanë humbur në Kodrën e Diellit

Gjashtë skiatorë të cilët dje kanë humbur në Kodrën e Diellit, janë gjetur dhe shpëtuar mbrëmë rreth orës 21, kumtoi MPB.

Zhdukjen e tyre dje në Sektorin e policisë  Kodra e Diellit e kanë denoncuar 30-vjeçari F.R. nga fshati Lisec i Tetovës dhe M.Z. shtetas nga Kosova.

Gjashtë skiatorët, dy nga të cilët kosovarë dhe katër shtetas të Maqedonisë, rreth orës 14 e 30 minuta me teleferik janë ngjitur në “Ceripashinë” dhe pastaj janë lëshuar përmes shtegut Jelak. Por, për shkak të mjegullës së dendur kanë humbur në një pjesë të panjohur të pyllit, dy kilometra në veri të vendit “Stanet e Shipkovicës” mbi fshatin Veshallë.

Menjëherë është organizuar kërkim dhe rreth orës 21 janë gjetur të gjallë dhe shëndoshë në vendin “Studorek” në afërsi të “Staneve të Shipkovicës”, ndërsa me automjet për pastrimin e borës janë dërguar në Sektorin e policisë Kodra e Diellit, informoi MPB.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button