Mehmeti- Entet shëndetësore mos të diskriminojnë të hendikepuarit

Mbrojtja shëndetësore kualitative dhe e vazhdueshme duhet të jetë imperativ për të gjithë punonjësit shëndetësor me plot respekt dhe dinjitet ndaj të hendikepuarve.

Atyre jo cdoherë u mudësohet e drejta që i’u takon gjithë qytetarëve për shkak të nevojave të tyre të veçanta. Është ky mesazhi që e ka përcjellur sot Avokati i popullit Ixhet Memeti në fjalimin e tij në  debatës me temë “Të drejtat e njerëzve me nevoja të veçanta si pacientë dhe promovim dhe mbrojtje më efikase të tyre”.

“Njerëzit me nevoja të veçanta fatkeqësisht, për shkak të hendikepit të tyre shumë shpesh ballafaqohen me vështirësi të ndryshme në përditshmërinë e tyre, sepse jo çdoherë i’u mundësohet e drejta që i’u takon gjithë qytetarëve në mënyrë të njëjtë, pa marrë parasysh gjendjen e tyre.Shoqëria duhet t’iu mundëson kushte të njëjta, mundësi dhe qasje parimisht në entet shëndetësore për shkak të realizimit dhe mbrojtjes të të drejtave të tyre si pacienta, si dhe tretman bashkekohor, shërim dhe rehabilitim”, deklaroi Avokati i popullit, Ixhet Memeti. 

Ai gjithashtu shtoi se punonjësit shëndetësor duhet të ndërmarrin masa për interes sa më të mirë të tyre, pa marrë parasysh se për çfarë pacienti bëhet fjalë, veçanërisht për njerëzit e hendikepuar. /Portalb


Lajme të ngjashme

Back to top button