Lëvizja Besa me dy kongrese

Lëvizja Besa e udhëhequr nga Nexhbedin Karemani do të mbajë kongresin e parë më 18 shkurt në Pallatin e Kulturës në Tetovë. Në të parashihet që të zgjidhen Kuvendi Qendror dhe kryetari i partisë. Ende nuk dihet se kush do të garojë për postin e kryetarit të partisë, njofton Portalb.mk.

Nga ana tjetër, Lëvizja Besa e udhëhequr nga Bilall Kasami do të mbajë kongresin më 24 shkurt në Holiday Inn në Shkup. Ata përmes kumtesës e quajtën “aheng personal” kongresin me datë 18 shkurt. Kasami do të garojë për të rimarë postin e kryetarit të partisë.

Këshilli Qendror i Lëvizjes Besa në muajin janar të këtij viti shkarkoi nga posti i kryetarit Bilall Kasamin. Vendimi u mor në mbledhjen në të cilën kanë marrë pjesë 63 anëtarë nga gjithsej 107 të këtij Këshilli. Këshilli akuzoi Kasamin për bllokimin e të gjitha organeve të partisë për më tepër se dy muaj. Në atë mbledhje u vendos që Nexhbedin Karemani të jetë ushtrues detyre si kryetar i kësaj partie.

Përçarja në Lëvizjen Besa, krahu i Kasamit publikoi vendimin e Gjykatës Themelore (VIDEO)

Përçarja në Lëvizjen Besa, krahu i Karemanit: Procesi gjyqësor nuk ka përfunduar (VIDEO)

Prapaskenat e përçarjeve në BESA, çfarë ndodhi dhe kush e ka shumicën? (Dokumente)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button