fbpx

Megan Fox braktis intervistën kur e pyesin për shtatzëninë

Në ditët e fundit, kolonat e mediave ishin të mbushura me lajme rreth shtatzënisë së bukuroshes Hollywoodiane, Megan Fox. Por, pikërisht për këtë temë aktorja e famshme nuk ka dashur të flasë. Një situatë e çuditshme ka ndodhur gjatë intervistës, kur gazetari i “ET” dhe moderatori i “X Factor” Steve Jones, e pyeti për shtatzëninë.

Ata folën rreth reklamës së re, në të cilën bukuroshja Megan është fytyrë mbrojtëse e kompanisë elektronike “Sharper Image”.

“A e dini se cilin gadget ultimativ e dëshiron çdo mashkull? Fëmijën”, e pyeti Steve.

“Një fëmijë? Ah, unë e di se ku të çon kjo…”, u përgjigj me buzëqeshje të hidhur aktorja.

Dhe në atë moment publicistja e saj ndërpreu intervistën. “Çfarë dëshironi? Mjaft më, stop, më fal, por kjo nuk shkon”, ishte e prerë. Duket se edhe pse ata janë vazhdimisht nën llupën e mediave, yjet nuk janë të gatshëm për t’u përgjigjur të gjitha pyetjeve. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close