LOD 2018: Një snoubordist e solli medaljen e parë të artë për SHBA-në
Redmond Xhrard (17) e solli medaljen e parë të artë për SHBA-në Lojërat Olimpike në Pjongçang, pas fitores në disiplinën “sloupstajl” në snoubording.
Xherard shënoi një rezultat prej 87.16 pikë, duke i lënë pas kanadezët Maks Paro dhe Mark MekMoris.
Nëntë gjyqtarë i vlerësuan kufijtë në aspektin e kompleksitetit dhe saktësisë së elementeve.
Të preferuarit nga Norvegjia, të cilët u paraqitën me tre konkurrentë, patën një ditë zhgënjyese. Fituesi i medaljes së argjendtë në Soçi 2014 Stale Sandbek të mbetur në pozicionin e 4-të, ndërsa adoleshenti dhe senzacioni sezonal gjatë këtij sezoni, Markus Klivilend ka mbetur në vendin e 6-të.
Renditja përfundimtare në sloupstajl (meshkuj) në snoubording:
1. Redmond Xherard (SHBA) 87.16 pikë
2. Maks Paro (Kanada) 86.00
3. Mark MekMoris (Kanada) 85.20
4. Stale Sandbak (Norvegji) 81.01
5. Karlos Garsia Najt (Zelanda e Re) 78.60
6. Markus Klivlend (Norvegji) 77.76.