Plaçkitje e pazakontë në Shtip

Sipas informatave të policisë, tre hajna kishin hyrë në shtëpinë e S.D (71) në rrugën “Vera Ciriviri”.

Gjyshja e cila ka jetuar vetëm ka qenë e lidhur me ngjitëse selotejp dhe e spërkatur me sprej.

Derisa ajo rrinte ulur e lidhur, hajnat nxorën mjetet dhe filluan ta nxjerrin parketin në njërën prej dhomave, e më pas filluan të gropojnë në dyshemenë.

Gruaja për shkak të lëndimeve është transferuar në spital, ndërsa hajnat arritën të marrin vetëm një telefon celular.

Nga SPB Shtip thonë se po punojnë në zbardhjen e rastit, ndërsa supozimet e para janë se vjedhësit kërkonin ari në dhomën e plakës. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button