Saraqini u premtoi të punësuarve të “OHIS”-it, rrogat do t’i marrin në dhjetor

Rroga e dhjetorit për të punësuarit në “OHIS” do të inkasohet deri në 15 maj, ka pohuar sot ministri i ekonomisë Valon Saraqini. Ai ka sqaruar se bëhet fjalë për afro 7,5 milionë denarë.

“Presim deri në 10 qershor të inkasohet edhe rroga e dytë, siç thamë me ministrin e financave deri në fund të qershorit, përkatësisht pas rebalancit do të sigurojmë rroga edhe për muajt e tjerë për të punësuarit e OHIS”, deklaroi Saraqini.

Ai rikujtoi se deri në 30 maj mbaron tenderi për shitjen e “OHIS”-it dhe ka katër kompani të interesuara të cilat kanë marrë dokumentacionin tenderi. Saraqini theksoi se një nga këto kompani do ta fitojë tenderin dhe do të fillojë të menaxhojë me fabrikën, por si kusht kryesor duhet të jetë që të gjithë të punësuarit të qëndrojnë në punë.

Të punësuarit shfaqën revoltën e tyre për shkak të asaj se nga dhjetori janë pa rrogë, ndërsa kanë kërkesa për 8 rroga të mbetura. Ata protestuan para Qeverisë dhe Parlamentit, por nuk u takuan me kryeministrin Nikolla Gruevski. Dhe një ditë pas protestës para Qeverisë protestuan edhe në hyrje të fabrikës Ohis. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button