“Beton” ndërton 3 shatërvane dhe një shesh në komunën Qendër

Kompania ndërtimore “Beton” e Shkupit lidhi marrëveshje për ndërtimin e 3 shatërvaneve dhe një sheshi me komunën Qendër të Shkupit.

 Menaxhmenti i “Beton”-it sot bëri të ditur se ka firmosur marrëveshje në vlerë prej (2.4 milionë euro) për ndërtimin e shatërvaneve: “Shën Mëri”, “Shën Nikola”, “Shën Pjetri dhe Shën Pali” dhe ndërtimin e sheshit “Shën Mëria e Shënjtë”.

Investitor është komuna Qendër e Shkupit, ndërsa vlera e marrëveshjes është 254.34 milionë denarë. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button