Albin Kurti: Pavarësia s’është e plotë

Kanë kaluar 11 vjet nga protesta e 10 shkurtit të vitit 2007, në të cilën mbetën të vrarë dy aktivstë të Lëvizjes Vetëvendosje. Lideri i sapo zgjedhur i kësaj force politike kujtoi ngjarjen si një shembull të reagimit popullor,transmeton Top Channel.

“Sot ne e kujtojmë 10 shkurtin e vitit 2007 si një ditë tejet të rëndësishme për Kosovën, meqë atë botë ajo demonstratë tregoj që ky popull gjithmonë do të ngre krye sa herë që diskriminohet e nëpërkëmbët. Pakoja e Ahtisarit ishte arritur në Prishtinë më 2 shkurt 2007 dhe vetëm pas demonstratës së 10 shkurtit, Ahtisari përmend fjalën pavarësi e mbikëqyrur teksa e dërgon një letër shtesë në Këshillin e Sigurimit”, tha në fjalën e rastit Albin Kurti.

Megjithatë, Kurti shprehu rezervat e tij për pakon Atisari dhe padrejtësitë që ajo sipas tij i ka bërë Kosovës. Mes tyre kurti numëroi decentralizimin mbi baza etnike apo përforcimin e sundimit ndërkombëtar mbi Kosovën. Ndërsa në kuadër të 10 vjetorit të pavarësisë, mesazhi i kurtit ishte i qartë.

“Edhe sot e kësaj dite pavarësia e Kosovës mbetet e paplotë, sepse sovraniteti i saj mbetet i gjymtuar. Prandaj aktualiteti i demonstratës së 10 shkurtit është përherë me neve dhe në Kosovë. VV e ka gur themeltar të vetin këtë demonstratë e cila paraqet jo të kaluarën tonë por edhe pishtarin tonë në vijim”, shton ai.

Komentet e Kurtit u bënë gjatë ceremonive përkujtimore për Mon Balaj dhe Arben Xheladinin, dy anëtarët e Vetëvendosjes të vrarë në protestën e 10 shkurtit 2007.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button