Pse dita ditës ndihemi kaq shumë të lodhur?

Të gjithë ndihemi shumë të lodhur ose jemi të mbingarkuar me punë herë pas here. Këto raste të lodhjes së përkohshme/ kalimtare kanë shkaktarë të identifikueshëm dhe një trajtim të mundshëm.

Lodhja rraskapitëse në anën tjetër zgjat më shumë dhe nuk kalon me një pushim. Është një gjendje e vazhdueshme lodhjeje që zhvillohet me kalimin e kohës duke na shteruar energjitë, motivimin dhe përqendrimin. Lodhja në këtë nivel ndikon në gjendjen emocionale dhe psikologjike të gjithsecilit.

Shkaqet

Në të shumtën e rasteve lodhja lidhet me rutinën e përditshme, veçanërisht me mungesën e aktivitetit fizik. Ndjesia e lodhjes është e lidhur dhe me depresionin, por në raste të tjera është simptomë e gjendjeve shëndetësore që trajtohen me medikamente.

Faktorët e mënyrës së jetesës

Renditja e faktorëve që mund të jenë përgjegjës për ndjesinë e lodhjes shpeshherë është hapi i parë drejt lehtësimit. Lodhja mund të lidhet me:

  • Përdorimin e alkoolit dhe drogave
  • Aktiviteti fizik i tepërt
  • Trazira nga ndryshimet e orareve
  • Aktivitet i pakët fizik
  • Mungesë të gjumit
  • Ushqyerja jo e shëndetshme

Gjendjet shëndetësore

Lodhja rraskapitëse mund të jetë shenjë e një gjendje shëndetësore ose efekt i përdorimit të drogave apo të ndonjë terapie, siç janë:

  • Problemet akute të mëlçisë
  • Anemia
  • Ankthi
  • Kanceri
  • Sindroma e lodhjes kronike
  • Infeksioni kronik
  • Sëmundja kronike e veshkave
  • Tronditjet
  • Sëmundja pulmonare obstruktive kronike
  • Depresioni
  • Diabeti
  • Emfizema
  • Fibromialgjia
  • Hidhërimi
  • Sëmundjet e zemrës
  • Hipotiroidizëm
  • Hipertiroidizëm
  • Sëmundja inflamatore e zorrëve
  • Mjekimet dhe trajtimet siç janë: kimioterapia, terapia me rrezatim, medikamentet e zemrës dhe anti-depresantët
  • Sklerozë të shumëfishtë
  • Obeziteti
  • Dhimbjet të vazhdueshme
  • Apnea e gjumit
  • Stresi
  • Dëmtimet traumatikë në tru

Kur duhet të paraqiteni tek mjeku

Kërkoni ndihmë mjekësore nëse lodhja lidhet me problemet e shëndetit mendor dhe në simptomat përfshihen:

  • Mendime për të dëmtuar veten ose vetëvrasje
  • Mendime për të lënduar të tjerët

Gjithashtu, kërkoni kujdes mjekësor nëse lodhja lidhet me:

  • Dhimbje në kraharor
  • Vështirësi në frymëmarrje
  • Rrahjet e shpejta dhe jo të rregullta të zemrës
  • Ndjesia e të humburit të ndjenjave
  • Dhimbje të forta në kurriz, barkë dhe legen

Kërkoni t’ju shoqërojnë në emergjencë nëse:

  • Keni gjakderdhje jonormale, duke përfshirë gjakderdhje nga zorra e trashë ose të vjellat me gjak.
  • Dhimbje koke të forta

Lini një takim me mjekun nëse: Lodhja vazhdon të jetë e njëjtë edhe pas disa javësh, ndonëse jeni përpjekur të pushoni, të ulni  nivelet e stresit, të mbani një dietë të shëndetshëm dhe të pini shumë lëngje.

Burimi: Mayo Clinic / Shendeti.com.al 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button