Tre vite nga publikimi i skandalit më të madh në Maqedoni, ende asnjë i dënuar!

Më 9 shkurt, para tre vjetëve, lideri i LSDM-së nga selia partiake në Bihaqka, për herë të parë në opinion i zbardhi bisedat e përgjuara të ashtuquajtura “bomba” me çka edhe filloi projekti “E Vërteta për Maqedoninë”, qëllimi i të cilit ishte të zbulohet mënyra e sundimit të Nikolla Gruevskit, njofton Portalb.mk.

LSDM pas “bombës” së parë, ka dorëzuar edhe padi penale kundër ish drejtorit të Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov, ish kryeshefit të Drejtorisë së Pestë, Goran Grujovski, por edhe kundër disa personave të panjohur në DSK, kurse deri më tani, pas tre viteve nuk kemi asnjë të dënuar.

Njohësit e çështjeve juridike thonë se rastet e PSP duhet të përmbyllen me aktgjykime gjyqësore, edhe atë në afat sa më të shkurtër të mundshëm.

Profesoresha universitare Arta Bilalli Zendeli lidhur me këtë çështje për Portalb.mk thotë se vazhdimisht shqyrtimet gjyqësore shtyhen, për arsye nga më të ndryshmet, që proceduralisht mbase mund të jetë në rregull, por shtyrja e vazhdueshme e dëmton esencën, respektivisht ‘substancën” e drejtësisë.

“Askush nuk mund ta kontestojë faktin se Prokuroria Speciale, që nga fillimi u përball me obstrkucione të shumta nga institucionet shtetërore, të të gjitha niveleve. Pas zgjedhjeve parlamentare të viti 2016, e sidomos pas formimit të Qeverisë së re, vërehet një qasje e re e gjykatave ndaj lëndëve të Prokurorisë Speciale, si p.sh. caktimi i masës së paraburgimit për të dyshuarit e disa rasteve, vendimet e Gjykatës së Apelit në Shkup në lidhje me pranueshmërinë e provave që zbardhin rastet e iniciuara nga PSP, etj. Por, fatkeqësisht mungon epilogu gjyqësor. Vazhdimisht shqyrtimet gjyqësore shtyhen, për arsye nga më të ndryshmet, që proceduralisht mbase mund të jetë në rregull, por shtyrja e vazhdueshme e dëmton esencën, respektivisht ‘substancën” e drejtësisë, sepse assesi të shohim një fajtor notor të jetë edhe i gjykuar dhe i dënuar”, tha për Portalb, Zendeli.

Ajo shtoi se Gjykata duhet të siguron proces të drejtë me vendim të drejtë.

“Rastet e PSP duhet të përmbyllen me aktgjykime gjyqësore, edhe atë në afat sa më të shkurtër të mundshëm, sepse përndryshe rezulton se  gjyqësia dhe gjendja e përgjithshme institucionale nuk ka ndryshuar, ose fare pak ka ndryshuar. Mendoj se rolin kyq në këtë drejtim e ka guximi i gjykatësve, ku padyshim se reflektohen edhe mënyra e zgjedhjes së tyre, meritokracia e sidomos vetëdija e tyre për rolin e punës së tyre dhe impaktin e asaj pune ndaj shoqërisë. Gjykata duhet të siguron proces të drejtë me vendim të drejtë- kjo mbase nuk është  e vështirë kur veprimet e të dyshuarit sipas Kodit penal përbejnë pa dyshim vepër penale, ekziston Ligji i procedurës penale i cili e trason rrugën e të vepruarit dhe ka prova konkrete që e argumentojnë veprën penale!”, thtoi Zendeli.

Gjithashtu edhe profesoresha universitare Mirjana Najcevska për Portalb.mk  tregon disa arsye pse po zvarriten këto procese.

“Unë personalisht mendoj se procesi i administrimit të drejtësisë kur bëhet fjalë për kriminelë të dyshuar bazuar në të dhënat e marra nga bisedimet e përgjuara është i ngadalshëm për disa arsye:

Së pari, përbërja e prokurorëve publikë dhe gjyqtarëve të përfshirë në përpunimin e këtyre rasteve është i njejti që ekzistonte në vitet e fundit. Për shembull, gjyqtarët dhe prokurorët publikë që ishin pjesë e gjyqësorit gjatë sundimit të DPMNE-së (me njohuri shumë të ulëta ligjore dhe përqindje shumë të lartë të korrupsionit) marrin pjesë në zhvillimin e këtyre rasteve.

E dyta, në mbarëvajtjen e këtyre rasteve, shqiptohet problemi i mosndëshkimit të zyrtarëve të lartë në qeveri, domethënë një mënyrë tjetër – një sjellje më e butë e sjelljes së të gjitha organeve të administrimit të drejtësisë tek ata që ishin ose janë në pushtet dhe ata që janë pjesë e strukturave me ndikim të madh qoftë në politikë apo në biznes.

Dhe e treta, gjithnjë ka një dozë kalkulimesh politike (mbrojtja e partnerëve aktualë në qeveri – BDI, mbrojtja e partnerëve të mundshëm të ardhshëm dhe mbrojtja e tyre nga ekspozimi në raste të caktuara)”, tha për Portalb, Najçevska.

Ajo shtoi se e vetmja mënyrë për të dalë nga kjo situatë, sipas mendimit tim, është një periudhë jo-partiake (qeveria e ekspertëve) në të cilën do të vendosen rregulla.

“Në një situatë ku sistemi i drejtësisë nuk është i pavarur, por është pjesë e pushtetit ekzekutiv, ligji nuk zbatohet, por bëhen vendime politike. E vetmja mënyrë për të dalë nga kjo situatë, sipas mendimit tim, është një periudhë jo-partiake (qeveria e ekspertëve) në të cilën do të vendosen rregulla, kritere dhe procedura që do të mundësojnë krijimin e sistemit të sundimit të ligjit”, shtoi Najçevska.

Ndërkaq më 12 shkurt të vitit 2016, PSP e publikoi hetimin e parë “Titanik”, për parregullsi zgjedhore. Pastaj u publikuan edhe dhjetëra të tjera – “Target”, “Tortura”, “TNT”, “Transportuesi”, “Fortesa”, “Arka”, “Toplik”, “Tenderë”, “Tanku”, “Tarifa”.

Deklara e Gruevskit për “bombat”

“Jam këtu për tu dhënë përgjigje ndaj të gjitha pyetjeve. Zaev në takimet tona mi prezantoi disa biseda jo të rëndësishme. Kishte edhe materiale të pasakta dhe të montuara. Andaj them që ka disa biseda të sakta, gjysmë të sakta dhe aspak të sakta. Incizimet i ka bërë Agjencia e huaj sekrete me ndihmën e personit Z.V. Nuk kemi informata se sa njerëz janë përgjuar. Materialet janë menduar të dërgohen jashtë vendit. Z.V e ka thyer kompjuterin dhe ka folur me shifra me familjen, një njeri i pafajshëm nuk e bën këtë. Ministria e punëve të brendshme zbuloi kush i ka bërë xhirimet që i ka Zaev, ato janë dy persona që i kanë ndihmuar personit me iniciale Z.V dhe ata sot e kanë pranuar para gjykatës fajësinë e tyre. Opozita nuk ka asnjë dëshmi se ne i kemi bërë xhirimet. Zoran Zaev është mjet i shërbimeve të huaja. Nuk është e vërtetë se kemi pranuar qeveri teknike në takimet që kemi pasur me Zaevin, këto janë spekulime. Gjykata do ta vërtetojë a janë të sakta incizimet e publikuara, edhe ne jemi njerëz, jo si na bën opozita si monstrum. Opozita ka qëllim të shkaktojë protesta dhe tollovi. Populli na njeh kush jemi dhe e dinë se çfarë kemi në zemër dhe si punojmë i kemi gabimet tona por mundohemi shumë. Të gjithë ne kemi momente dobësie dhe sharje bëjmë ndonjëherë por njerëz jemi. Porosia ime ndaj njerëzve është se ne punojmë për qytetarët. A duhet të jep ndonjë funksionar dorëheqje? Them që mos shpejtojmë qytetarët do të japin përgjigje si do të mbarojë ky skenar destruktiv. Institucionet e vendit e kryejnë punën e tyre dhe nuk do të lejojnë destabilizim në vend. Institucionet do të tregojnë. .Nuk do të ketë qeveri teknike”.

Deklarata e Ali Ahmetit për bombat

“Ne mirëpresim çdo publikim, ne nuk trembemi. Asgjë të mos mbetet enigmatike. Të mos mbesin kureshtar. U siguroi juve dhe gjithë ata që presin me kureshtje, ju garantoj që ne nuk jemi në pushtet për pasurime personale. E kam thënë që në BDI nuk janë të gjithë engjëj, nëse eventualisht ka që kanë keqpërdorur institucionet, mban përgjegjësi. Unë e kam thënë që nuk do padisim asnjërën palë për publikimet. Ne nuk koketojmë me asnjërën palë dhe nuk punojmë me standarde të dyfishta. Atë qe e themi publikisht edhe e punojmë në jetën publike”, transmeton Portalb.mk..

Këto “bomba” ishin arsye për formimin e Prokurorisë Speciale Publike më 15 shtator të vitit 2015. Për kryeshefe të kësaj prokurorie u zgjodh Katica Janeva, ndërkaq ekipi  saj ishte i përbërë edhe prej 12 prokurorëve tjerë. Zgjedhja e saj ishte pjesë e Marrëveshjes së Përzhinës për të cilën pajtueshmëri dhan të gjithë liderët e partive politike. PSP në fillim vendosi kompetencë për 34 lëndë.

Më 12 shkurt të vitit 2016, PSP e publikoi hetimin e parë “Titanik”, për parregullsi zgjedhore. Pastaj u publikuan edhe dhjetëra të tjera – “Target”, “Tortura”, “TNT”, “Transportuesi”, “Fortesa”, “Arka”, “Toplik”, “Tenderë”, “Tanku”, “Tarifa”…

Pas një vit pune, PSP u transferua në objekt të ri dhe i ngriti akuzat e para, ndërkaq vjet në qershor edhe disa tjera.

Në mesin e të akuzuar janë ish kreu i partisë së VMRO-DPMNE-së.

Nikolla Gruevski dhe Mile Janakievski kanë nga 5 akuza, Sasho Mijallkov 4, ndërkaq Gordana Jankulloska 3.

Gjithsej, në 20 akuza të PSP-së janë të përfshirë 100 persona, por edhe 7 persona tjerë juridik, përcjellë Portalb.mk.

PSP në dhjetor të vitit të kaluar hapi 7 hetimore të reja kundër 17 personave, me të cilat duhet të ndiqen ish ministra, drejtorë, deputetë dhe gazetarë për vepra lidhur me keqpërdorimin e detyrës zyrtare. Vendim të plotfuqishëm ka të pranuar vetën në rastin “Target-Fortesa”. Vendim është miratuar edhe në rastin “Fortesa 2” për shkatërrimin e dokumenteve nga sistemet për përgjim, por edhe dy vendime me kusht në rastin “Dhuna në Qendër”.

Më 15 mars, PSP duhet ta publikojë raportin e ri për punën e saj. Gjykimet, thuajse për të gjitha akuzat vazhdojnë përveç rastit “Titanik”, “Titanik 2” dhe “Titanik 3”. Sipas rrjedhës së deritanishme të gjykimeve, së shpejti mundtë pritet aktakuzë në rastin “Trust” pasi që të gjitha dëshmitë e PSP-së janë harxhuar, pas së cilës ngelin dëshmitë e palës mbrojtëse dhe fjalët përfundimtare.

Të gjitha bombat:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button