Presidenti Trump bllokon raportin e demokratëve

Presidenti Donald Trump nuk ka lejuar nxjerrjen e një dokumenti të demokratëve të përgatitur si reagim ndaj raportit republikan me akuza për shkelje të FBI-së gjatë hetimeve mbi rolin e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të 2016, transmeton VoA.

Në një letër të bërë publike dje, konsulenti ligjor i Shtëpisë së Bardhë Don McGahn thotë se presidenti ka vendosur të mos lejojë publikimin e dokumentit sekret të demokratëve, pasi “në të ka një numër paragrafësh sekretë dhe pasazhesh me informacion të fshehtë”.

Po dje, ligjvënësi demokrat Seny Hoyer shprehej se ishte “shumë shqetësuese që Presidenti Trump kishte bllokuar nxjerrjen e dokumentit të shkruar nga demokratët. Ligjvënësi shkruan më tej se presidenti nxori më 2 shkurt “një raport të njëanshëm, shumë çorientues të shkruar nga republikanët në Komisionin e Zbulimit në Dhomën e Përfaqësuesve, prandaj do të ishte me vend që t’u ofronte amerikanëve të gjitha faktet”.

Javën e kaluar presidenti autorizoi nxjerrjen e një raporti të republikanëve, në të cilin ngriheshin pretendime se FBI-ja kishte siguruar në mënyrë të parregullt një leje nga gjykata për të përgjuar Carter Page, ish-këshilltar për fushatën Trump dhe për të zbuluar lidhjet që kishte me rusët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button