Qytetarët u njoftuan me punën e Qendrës për menaxhim dhe kontroll të qarkullimit

Qytetarët sot e vizituan Qendrën për menaxhim dhe kontroll të qarkullimit në kuadër të ditës së saj të hapur që e organizoi Qyteti i Shkupit në drejtim të rritjes së transparencës së saj.

Personat profesionist të punësuar në QMKQ vizitorëve ua shpjeguan kompetencat, mënyrën e funksionimit dhe aktiviteteve të këtij të këtij trupi, ndërsa gjatë vizitës u përgjigjën edhe në të gjitha pyetjet e qytetarëve të  ndërlidhura me punën e QMKQ, transmeton Mia.

“Profesionistët tanë që punojnë në QMKQ ua kanë afruar punën dhe u kanë sqaruar se në këtë Qendër është instaluar një sistem modern dhe kompleks për menaxhim me qarkullimin, që është instaluar në 92 udhëkryqe prej ku merren informacione për numrin e automjeteve dhe gjendjes në trafik në kohë reale”, tha Ivan Kish, drejtues i Qendrës për menaxhim dhe kontroll të qarkullimit.

QMKQ zyrtarisht është hapur në vitin 2013 dhe është formuar si pjesë e e projektit për Menaxhim të automatizuar të qarkullimit në Shkup.

Me Qendrën janë ndërlidhur 92 semaforë që është pothuajse 60 për qind nga numri i përgjithshëm i pajisjeve ndriçuese në qytet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button