Në Strazhë ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda transportuese

Në qafën malore Strazhë në ora 12:00 është vendosur ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda transportuese.

Nga mëngjesi ndalesë për lëvizje të automjeteve të rënda transportuese është vendosur edhe në aksin rrugor Mavrovë-Dibër, transmeton Mia.

Borë bie në Kodrën e Diellit dhe në qafën malore Mavrovë, Strazhë, Krushevë, Bukovë, Gjavatë, Pletvar, Presekë dhe Zheleznec.

Në aksin rrugor Shipkovicë- Kodra e Diellit për shkak të mjegullës, dukshmëria është zvogëluar nga 30 deri në 40 metra.

Ekipet kujdestare të NP “Rrugët e Maqedonisë” janë vazhdimisht në terren dhe i mbajnë rrugët të kalueshme.

Në disa akse rrugore që kalojnë nëpër gryka është e mundur paraqitja e rrëshqitjeve të dheut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button