Maqedoni: Konferenca për liri dhe privatësi në internet

Më 21 dhe 22 maj, fondacioni Metamorfozis dhe Instituti për të drejtat e njeriut dhe paqe nga Kaeni, organizojnë konferencë ndërkombëtare me temë Liria dhe privatësia në internet. Ngjarja është pjesë e projektit disavjeçar për bashkëpunim të decentralizuar ndërmjet Maqedonisë dhe rajonit të Normandisë së Ulët, dhe do të mbahet në sallën City Hall në Shkup.

Dita e parë do t’i kushtohet privatësisë në internet, ndërsa dita e dytë lirisë së të shprehurit, me ç’rast ekspertë nga Maqedonia, Serbia, Bullgaria, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, dhe Franca do të kenë prezantime për aspekte të ndryshme nga këto dy lëmi.

Disa nga folësit janë: Sebastian Botro-Bonter nga Instituti për të drejtat e njeriut dhe paqe në Kaen, Lejla Biçakçiq nga Qendra për gazetari hulumtuese nga Sarajeva, Georgi Apostollov nga Qendra për internet më të sigurtë në Bullgari, përfaqësues nga Softueri i lirë Maqedoni, redakorë televizivë dhe ueb-redaktorë, ekspertë për të drejtat e njeriut dhe për shprehje të urrejtjes.

Moderatorë të konferencës do të jenë Biljana Bejkova nga OJQ-ja Infocentar dhe Petrit Saraqini nga Instituti maqedonas për mediume.

Temat përfshijnë:

Dita e parë: Privatësia në internet (21 maj)
Korniza juridike dhe institucionale për privatësi në BE dhe në rajonin ballkanik 
Privatësia te mediumet
Privatësi e fëmijëve në internet
Privatësia në sektorin e biznesit

Dita e dytë: Liria e të shprehurit në internet (22 maj)
Kosponzoruar nga Computers, Freedom and Privacy (CFP)
Censura në mediume 
Shteti dhe mediumet
Liria e të shprehurit dhe shprehjet e urrejtjes
Mediumet sociale: territor i lirë (tribunë). /Metamorphosis

Lajme të ngjashme

Back to top button