Zëdhënsi grek Xanakopullos: Maqedonia të ketë emër për përdorim të përgjithshëm

Për të gjitha çështjet e hapura në kuadër të negociatave do të bisedojnë ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov dhe homologu i tij i Greqisë, Nikos Koxias, kështu deklaroi zëdhënësi i Qeverisë së Greqisë, Dimitris Xanakopullos, njofton Portalb.mk.

Xanakopullos thotë se Greqia është për një emër me përdorim të përgjithshëm që do të arrihej me ndryshim të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë.

“Dëshirojmë një emër që do të vlejë për të gjithë dhe që do të jetë për përdorim të përgjithshëm. Që të vlejë për të gjithë duhet të kemi ndryshim të emrit kushtetues të vendit fqinj. Pa ndryshim të emrit kushtues të shtetit fqinj nuk mund të plotësohet parakushti që të vlejë për të gjithë. Që ndryshimi i emrit kushtetues të jetë i drejtë dhe duhur kërkon ndryshim të Kushtetutës së shtetit fqinj”, tha Xanakopullos.

Zëdhënësi i Qeverisë së Greqisë, Dimitris Xanakopullos gjithashtu tha se: “Nëse ka përkufizime në Kushtetutën e shtetit fqinj që lidhen me irredentizëm do të duhet edhe ato të revidohen”.

Intensifikohen negociatat, Dimitrov dhe Koxias javën e ardhshme në takim me Nimicin

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button