Izrael: Irani dhe Siria luajnë me zjarr, do të paguajnë çmim të lartë

Izraeli i paralajmëroi sot Iranin dhe Sirinë se luajnë me zjarr, duke shtuar se edhe pse nuk duan eskalim të tensioneve, forcat izraelite megjithatë janë të gatshëm për çfarëdo  skenari pas hyrjes së dronit iranian në hapësirën ajrore izraelite nga drejtimi i Sirisë.

“Jemi të gatshëm t’i detyrojmë të paguajnë çmim të lartë për veprimet e këtilla”, deklaroi zëdhënësi i ushtrisë izraelite Xhonathan Konrikus.

Ai theksoi se fluturakja pa pilot të cilën Izraeli e ka rrëzuar ka qenë “në mision ushtarak”, duke pohuar se “është dërguar dhe me të kanë menaxhuar forcat ushtarake iraniane”.

Aeroplani izraelit është rrëzuar pasi që është goditur nga mbrojtja antiajrore siriane.

Ky incident deri më tani paraqet përzierje më të rëndësishme të Izraelit në Siri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button