Gjirokastër: pallati nuk rrezikon shembjen, rikthehen 25 familjet (FOTO)

Pallati 8 katësh në lagjen “Kodër Shtuf” të Gjirokastrës nuk rrezikon shembjen. Është ky përfundimi i raportit të Institutit të Gjeologjisë, ku theksohet se objekti nuk paraqet rrezikshmëri, paavarësisht rrëshqitjes së dhërave si pasojë e reshjeve të dendura të shiut javën e kaluar. Për këtë arsye, në këtë godinë janë rikthyer mëngjesin e sotëm 25 familjet e evakuuara një javë më parë.

Raporti gjeologjik evidenton gjithashtu se nuk duhen lejuar ndërtime të tjera në këtë zonë, të cilat mund të përkeqësojnë situatën e rrëshqitjes së tokës. Gjithashtu, po në lagjen “Kodër Shtuf” probleme ka edhe te një pallat 10-katësh, ku katet e para të godinës janë pushtuar nga balta, por situata paraqitet në kontroll dhe paraqet parrezikshmëri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button