Korea e Jugut dhe e Veriut drejtë rritjes së mirëbesimit, pritet takim i liderëve

Lideri koreanoverior Kim Xhong-un e ka ftuar presidentin koreanojugor Mun Xhae-in për vizitë në Phenian, qëndron në letrën e dërguar nga Kim, të cilën anëtarët e delegacionit të Koresë Veriore ia kanë dorëzuar shefit të shtetit koreanojugor.

Sipas agjencisë së lajmeve koreanojugore Jonhap, Kim Xhon-un kërkoi sa më shpejt që është e mundur të realizohet takimi me Mun Xhae-in.

Presidenti i Koresë Jugore premtoi se do ta vizitojë Korenë Veriore pas disa përgatitjeve, duke u përgjigjur në ftesën për takim nga ana e Kim Xhong-un.

Vizita eventuale e Mun në Korenë Veriore do të paraqet takim të parë mes liderëve të dy Koreve nga viti 2007.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button