Hakërohen 55 mijë adresa dhe fjalëkalime në Twitter

Alarm për përdorusit e Twitter-it. 55 mijë adresa janë shfaqur me fjalëkalimin e tyre në një faqe të specializuar për përhapjen e shpejtë të file-ve të quajtur PasteBin. 

Twitter pasi ka vënë re vjedhjen i ka dërguar një mesazh përdoruesve real për të ndryshuar adresat dhe fjalëkalimet, por me kalimin e kohës janë shfaqur në PasteBin detaje të shumta nga adresat e vjedhura. Hakërimi u mor përsipër nga organizata Anonymous, e cila operon në internet. 

Ndërkohë Twitter ka nisur hetimet dhe filluar të mendojë për një mbrojtje më të mirë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button