U rrëzua nga tribuna e stadiumit, ja gjendja e vëllait të Osmanit

Në ndeshjen e përfunduar pak çaste më parë ndërmjet Skënderbeut dhe Flamurtarit rezultati kaloi në plan të dytë për shkak të një incidenti ku mbeti i plagosur vëllai i Tefik Osmanit, futbollistit të korçarëve.

Gjatë festimit të golit ai ra nga tribuna në rrethimin e stadiumit, duke humbur ndjenjat. I vëllai i futbollistit mori menjëherë ndihmën e parë nga ambulanca që ndodhej në stadium dhe më pas u transportua drejt spitalit.
skenderberu-vellai-i-osmanit-bie-nga-tribuna-1
Nga informacionet që vijnë nga spitali i Korçës mësohet se ai po mbahet në kontroll dhe gjendja e tij është e stabilizuara, raporton gazetarja Iris Rezhda për “BalkanWeb”.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button