Avokati i Hazirit hedh poshtë shkrimet në ‘Fokus’

Nuk mund ta komentoj deklaratën  e dhënë nga i akuzuari pranë gjykatësit hetues, sepse lënda e Haki Hazirit zhvillohet nën masa të posaçme hetuese, kështu shprehet për Portalb avokati mbrojtës i Haki Hazirit, Naser Raufi i pyetur se si i komenton shkrimet e të përditshmes Fokus se Haziri ka pranuar akuzën se u ka ndihmuar të akuzuarve për vrasjen të ikin.

‘Atë që mund ta them është se jam i sigurt se Haki Haziri as që ka qenë në vendin ku është kryer vrasja, dhe as që ka parë persona të uniformuar apo të armatosur, Hakiu nuk ka kurrë farë lidhje me rastin’, thotë Raufi.

Për atë nëse Hakiu u riarrestua më 7 maj, apo tërë kohën ishte i mbajtur nga policia, Raufi thotë se më 7 maj në ora 16, në gjykatë Haziri u soll nga policia, deri në orën 20 u morr në pyetje, iu shqiptua paraburgim 30 ditor dhe pastaj u dërgua në burgun hetues në Prilep, prej atëherë nuk kam kontaktuar me të.

‘Gjatë marrjes në pyetje nga ana e gjykatësit hetues, njëzet herë e pyeta a të kanë rrahur, a të kanë bërë presion, ai mohonte gjithçka. I tregova të drejtën për të kontaktuar me telefon me familjarët, ai nuk deshi të flasë me askënd’ thotë Raufi.

Akovati i Hazirit pret që gjykimi ku do të zbardhen të gjitha paqartësitë që ekzistojnë tani do të fillojë së shpejti. Gjykatës i lëndës është caktuar Vladimir Tufekgjiç i cili sot fillon hapjen e dëshmive, transkriptove etj, pasi të njoftohet me dëshmitë procesi gjyqësor për shkak të specifikave të tij do të fillojë shumë shpejtë. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button