Të paktën dy person kanë humbur jetën në sulmin në një xhami në Bengazi

Të paktën dy persona kanë humbur jetën, ndërsa 75 të tjerë janë plagosur në dy shpërthime në një xhami në  qytetin Bengazi, Libinë lindore.

Të dyja bombat janë aktivizuar me ndihmë të celularit gjatë lutjeve të së premtes në xhaminë “Saad Ibën Abu Abada”. Bombat janë vendosur  në vende të ndryshme në xhami.

Deri tani asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Bengazi, qyteti i dytë sipas madhësisë në Libi është nën kontroll të Armatës Kombëtare Libiane (AKL), e udhëhequr nga Kalifa Haftar. AKL deri në fund të vitit të kaluar luftonte kundër islamistëve të lidhur me Shtetin Islamik dhe Al Kaedën.

Haftar është kandidat i mundshëm për zgjedhjet kombëtare libiane, që do të mbaheshin nga fundi i vitit. Ai ka reputacion se e stablizion Bengazin dhe rrethinën pas anarkisë që pasoi pasi para shtatë viteve me ndihmën e NATO-s ishte rrëzuar nga pushteti Moamer el Kadafi.

Para dy javësh në dy sulme me bombë në Bengazi e humbën jetën 35 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button