Ndërroi jetë foshnja shtatëmuajshe nga fruthi në Tiranë

Në Klinikën për sëmundje të fëmijëve në Tiranë nga fruthi vdes foshnja shtatëmuajshe, lajmëroi korrespondenti i MIA-s.

Foshnja disa ditë ka qenë në departamentin për reanimacion, por për shkak të komplikimit dhe shfaqjes së bronkopneumonisë, mjekët nuk kanë mundur t’ia shpëtojnë jetën.

Numri i të prekurve nga fruthi në Shqipëri është rritur në 80, kryesisht fëmijë të cilët nuk kanë pranuar vaksinim kundër kësaj sëmundje ngjitëse.

Sipas epidemiologëve nga Instituti për shëndet publik në Tiranë, Adela Vasili, rreth katër përqind nga popullata shqiptare nuk ka marrë vaksinën kundër fruthit.

“Vetëm në Tiranë ka rreth 1.300 fëmijë të cilët kanë mbushur një vjet, ndërsa prindërit ua kanë shtyrë vaksinimin, një pjesë nga ata për shkak të propagandës negative se gjoja pasi pranimit të vaksinës kundër fruthit tek fëmijët paraqitet autizmi, që nuk është e vërtetë”, thotë Vasili.

Ajo apelon deri te prindërit të mos bijnë nën ndikim të tillë dhe fëmijët t’i vaksinojnë që është në interes të shëndetit të tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button