Janë anuluar qindra fluturime për shkak të motit të keq me borë në SHBA

Mijëra pasagjerë janë bllokuar në aeroportet sepse fluturimet e tyre janë anuluar për shkak të motit të keq me borë në disa pjesë të SHBA-së.

Autoritetet e aviacionit sot njoftuan se janë anuluar 550 fluturime në aeroportin ndërkombëtar O’her dhe rreth 230 fluturime në aeroportin “Miduei” në Çikago.

Janë anuluar edhe më shumë se 100 fluturime në aeroportin në Detroit.

Rrugët në Çikago janë të mbuluara me akull dhe borë, ndërsa gjatë natës kanë ndodhur të paktën 25 aksidente rrugore.

Në fillim të javës kompanitë ajrore i paralajmërojnë pasagjerët të presin anulime të fluturimeve edhe deri te shtetet Minesota, Miçigen, Viskonsin, Ilionis, Indiana dhe Ohajo.

Shërbimi Meteorologjik Kombëtar paralajmëroi se në disa vende mund të bien deri në 36 centimetra borë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button