Materiali arkivor në Arkivin shtetëror nuk është dëmtuar, tregoi inspektimi i komisionit

Materiali arkivor në ndërtesën e Arkivit shtetëror nuk është dëmtuar, ka konfirmuar komisioni i përbërë nga përfaqësues të Qeverisë së RM-së, Arkivit të RM-së dhe Prokurorisë Publike, kumtoi sonte shërbimi qeveritar për media.

Inspektimi është bërë në kërkesë të ministres pa portofol e angazhuar për Investime të huaja, Zorica Apostolska, ndërsa në të kanë marrë pjesë edhe sekretari i Prokurorisë Publike, Mitko Mitrevski dhe zëvendësdrejtori i Arkivit shtetëror, Muzafer Bislimi me ekipin e tij profesional.

Komisioni, qëndron në kumtesë, konstatoi se një pjesë e materialit të arkivit nga kategoria e parë, nga rëndësia e madhe kombëtare dhe historike, përveç në hapësirat e depos së re, gjenden edhe në depon e vjetër.

Nga inspektimi është konkluduar edhe se ka nevojë të bëhet vlerësim shtesë i gjendjes së materialit të arkivit të mikrofilmuar, me qëllim që të konfirmohet nëse ka nevojë për zhvendosjen e tij në depon e vjetër.

Është konstatuar se është i nevojshëm sanim urgjent i çatisë së ndërtesës, me çka do të pengohen përmbytjet e mëtutjeshme të objektit.

Nga Qeveria e përsërisin qëndrimin se së shpejti do të sillet vendim përfundimtar në drejtim të zgjidhjes së përhershme rreth situatës së trashëguar me ndërtesën e Arkivit dhe jofunksionalitetin e saj të plotë.

Në vitin 2016 Arkivi nuk ka punuar në disa raste për shkak të vërshimeve në hapësirat e bodrumeve dhe në dritaret e ashensorit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button