Komunikacioni pa ngecje dhe kufizime

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndalesa, ngecje dhe kufizime, nëpër rrugë kryesisht të thata, ndërsa në vendet malore nën hije rrugët janë të lagështa, informon Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) në raportin e djeshëm për gjendje e rrugëve.

LAMM rekomandon lëvizje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit. Në grykat është e mundur rrëshqitje e tokës, sidomos në rrugët: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë.

Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar.

Në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Në fuqi është detyrimi ligjor për posedim të obligueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pa e marrë parasysh gjendjen momentale të  motit, i cili zgjatë deri më datën 15-të të muajit të ardhshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button