Rasti Haki Haziri, familjarët kërkojnë ndihmën e Avokatit të Popullit

Te zyrat e Avokatit të Popullit arriti parashtresa e parë nga një i arrestuar nga aksioni policor Monstrum.

Familjarët e rastit më kontradiktor të këtij aksioni, Haki Hazirit, dje kanë paraqitur parashtresë deri tek zyra e Avokatit të popullit, dhe prej tij kërkojnë sqarime se çfarë ka ndodhur me djalin e tij që nga 1 maji kur ai u morr nga shtëpia dhe u arrestua nga policia.

Memeti tha se ka pranuar parashtresën e familjes Haziri dhe se rasti i tij do të ndiqet në dy pista.

‘Rastin do ta trajtojmë në dy drejtime, së pari vallë privimi nga liria ishte apo jo konform me ligjin, posaçërisht në rastin e Haki Hazirit, si u veprua me të  prej periudhës së marrjes nga veprimet policore dhe a kishte shkelje ligjore?!” tha Avokati i popullit.

Ai shtoi se deri dje s’ka pasur asnjë parashtresë nga ana e të arrestuarve ose familjarëve të tyre, kurse dje një grup i familjarëve të Haki Hazirit janë paraqitur në zyrat e avokatit të popullit me parashtresë. Familjarët e Hazirit edhe sot gjenden në zyrat e Memetit.

Memeti  tha se akoma është herët të flitet se cili do të jetë rezultati i hetimeve që do t’i ndërmerr ekipi i tij i juristëve dhe se do të kontaktojnë edhe me policinë mënyrën e arrestimit  së tij. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button