Trump nënshkroi ligjin për buxhetin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka nënshkruar të premten ligjin për buxhetin dyvjeçar.

“Sapo e nënshkrova ligjin”, ka shkruar Trump në Twitter.

Më herët, Dhoma e Përfaqësuesve e Shteteve të Bashkuara i është bashkuar Senatit dhe ka miratuar ligjin për buxhetin, duke i dhënë fund mbylljes së qeverisë që ka zgjatur disa orë, transmeton REL. 

Dhoma e Përfaqësuesve ka votuar me 240 vota për dhe 186 kundër marrëveshjes për buxhet në vlerë prej 400 miliardë dollarësh.

Senati më herët e ka miratuar atë me 71 vota për dhe 28 kundër.

Më 19 janar, Qeveria amerikane është mbyllur për tre ditë, pasi Shtëpia e Bardhë dhe Kongresi nuk kanë arritur të bëjnë marrëveshje për ligjin e financave.

Qeveria është rihapur më 23 janar, shumë shpejt pasi të dyja Dhomat e Kongresit kanë bërë një marrëveshje të përkohshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button