Ministri i Mbrojtjes viziton Bullgarinë

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Maqedonisë, Fatmir Besimi, sot do të realizojë takim me kolegun bullgar, ministrin Anjo Angelov.

Besimi i cili sot do të qëndrojë për vizitë në Bullgari do të takohet edhe me përfaqësues të lartë ushtarak të Shtatmadhorisë së forcave të armatosura të Republikës së Bullgarisë.

Pritjet janë që theksi të vendoset mbi bashkëpunimin bilateral dhe thellimin e tij të mëtejshëm në drejtim të arsimit të ardhshëm profesional ushtarak dhe stërvitjen e kuadrove tona në Republikën e Maqedonisë.

Ministri gjatë vizitës punuese do të nënshkruajë edhe planin vjetor për bashkëpunim mes dy ministrive. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button