“Kim Jong Un” dhe “Trumpi” pajtohen në Korenë Jugore

Dy persona të maskuar si presidenti amerikan Donald Trump dhe lideri veri-korean Kim Jong Un kanë shkaktuar probleme kur janë shfaqur në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore në Korenë Jugore.

“Po kalojmë shumë mirë së bashku”, ka thënë “Kim Jong Unë”, i cili nuk dëshiroi të tregonte emrin e vërtetë. transmeton Koha.net.

“Donim të befasonim të gjithë dhe të sillnim paqe në botë, por pastaj na shoqëruan jashtë. Kjo është e padrejtë. A nuk po e doni paqen?” tha lideri korean.

Në këtë ceremoni mori pjesë motra e vërtetë e diktatorit Kim Jong Un, Kim Yo Jong ndërsa për të u shqetësua “vëllai” i saj.

“A po e trajtoni edhe motrën time kështu?” i pyeti Kim pjesëtarët e sigurisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button