Bejta dhe Taravari numëruan dështimet e tyre

Ish kryetari i komunës së Gostivarit Nevzat Bejta 100 ditshin e punës së Arben Taravarit e ka quajtur si revanshizëm politik, duke e politizuar arsimin dhe duke e mbushur administratën me aktivistë partiak, raporton Portalb.mk.

“Në 100 ditshin e parë të punës kryetari aktual është marre me internime dhe punësime partiake. Internohen 15 administratorë  nga mjedisi i komunës së Gostivarit në hapësirat  e ndërmarrjes publike komunale administratorë bashkëpunëtorë profesional të cilët 10 vjet kanë sakrifikuar veten dhe u kanë shërbyer qytetarëve. Atyre nuk u janë plotësuar as kushtet elementare për punë, nuk kanë as  tavolinë as ulëse dhe pajisje  tjera të domosdoshme. Shkarkimi i drejtorëve është bërë në kundërshtim me ligjin.

Në emër të de-politizimit Taravari emëron drejtor politik jo-adekuat, në shkollën fillore Gjon Buzuku Sërmnovë është emëruar drejtor pa shkollë, në shkollën fillore Ismail Qemali emërohet drejtoreshë kryetarja e Forumit të Gruas të ASH-së. Në shkollën fillore Bashkimi emërohet drejtor kuadër i  jashtëm dhe të njëjtën gjë e ka bërë në shkollën e mesme teknike.

Me ardhjen e TaravarIt ai largoi nga puna 41 mësimdhënës  profesional me përvojë punë katër e ë tepër vite  dhe në vend të tyre punëson militant partiak  pa përvojë pune jo kompetent dhe në disa raste dhe të pa diplomuar. Punësime partiake në administratën komunale, në administratën  komunale për 100 ditë ka punësuar gati 50 ushtar partiak që është në kundërshtim me ligjin, ku të njëjtën gjë e ka bërë edhe në njësinë e zjarrfikësve  ku ka punësuar 15 ushtar partiak  jashtë procedurave ligjore , ku punësime ka bërë në të gjitha ndërmarrjet e komunës së Gostivarit” tha ish kryetari i komunës së Gostivarit Nevzat Bejta.

Arben Taravari, kryetari i komunës së Gostivarit nga ana tjetër tha se të gjithë janë bëtë në përputhje me ligjin dhe se emërimet janë bërë nga vetë  kolektivi i shkollës me qëllim që ti shmanget de politizimit të arsimit pasi që edhe e ka premtuar.

“Në qoftë se ndonjërit gradën në administratë ja kam ulur dhe rrogën për një denarë do të kërkoj falje publike ndërsa si i përket dislokimit të administratës është e vërtete pasi që unë duhet të punoj me 10 njerëzit e mi dhe nuk mund të punoj me gjithë administratën e Nevzat Bejtës.  Asnjërit s’ia kam ulur rrogën ose e kam degraduar në administratë, drejtorët janë zgjedhur në mënyrë të pa drejtë dhe deri sa ka zgjedhje duhet të zgjidhen edhe drejtorët e ri dhe këto i bën kryetari i komunës së Gostivarit. Nëse ka pasur lëshime juridike do i rishqyrtojmë të njëjtat  dhe si do vendos gjykata hapat e tilla do merren, ndërsa sa i përket arsimit nga 147 me kontratë që kanë qenë vetëm 32 apo 33 janë ndryshuar dhe afër 120 kanë ngelur të njëjtë  dhe kryetari i komunës aspak nuk është përzier aty dhe unë kakë kërkuar nga kolektivi të nxjerrin 2 apo 3 emra që unë i kam zgjedhur pastaj i kam zgjedhur dhe unë jam munduar në maksimum ta de-politizoj. Shef i kabinetit të Bejtes ka qenë një mundës dhe nuk më duhet mua një mundës në komunë  nuk është e vërret se në komunë ka 50 punësime dhe ju këtë mund ta kërkoni nga shërbimet “ tha mes tjerash Taravari.

Arben Taravari gjatë ditës së hënë pritet të del me konferencë për media për të treguar punët që janë bërë për 100 ditshin në krye të tij me qytetin e Gostivarit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button