Poposki për vizitë në Luksemburg dhe Belgjikë

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë Nikolla Poposki sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë në Luksemburg dhe në Mbretërinë e Belgjikës.

Në kudër të vizitës në Luksemburg, Poposki, krahas takimit me kolegun e tij, ministrin e Punëve të Jashtme, Zhan Aselborn, do të pritet edhe nga kryeminstri i Luksemburgut, Zhan Klod Junker. Ministri Poposki do të realizojë takim edhe me kryetarin e Parlamentit të Luksemburgut, Loren Mozar, dhe me kryetarin e Komisionit për punë të jashtme të Parlamentit, Ben Fajo.

Gjatë vizitës në Mbretërinë e Belgjikës, Poposki do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme të Belgjikës, Didier Rejnders, si dhe me kryetarët e Komisioneve të punëve të jashtme të Senatit dhe të Parlamentit belg.

Në takimet, siç informojnë nga MPJ-ja, do të bisedohet për marrëdhëiet bilaterale, si dhe për mundësitë për thellimin e tyre. Në fokus të bisedimeve do të jenë edhe aspiratat për anëtarësimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe në Aleancën Veriatlantike, me theks për pritjet pas aktvendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button